75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / MSH

Katër të lënduar në një aksident në qendër të Prishtinës

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi në qendër të Prishtinës mëngjesin e sotëm.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një autobus, shkruan IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut të kryeqytetit”, deklaroi Pllana për IndeksOnlinen.