Katër të lënduar nga aksidenti mes një veture të policisë dhe një taksie, në Prishtinë
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth mesnatës në Prishtinë, mes një veture të policisë dhe një taksie.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Siç tha ai, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e trafikut të kryeqytetit, tha Pllana.

