75 Mall Live Search
18:18 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

Katër të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Në këtë aksident kanë intervenuar edhe Zjarrfikësit për të nxjerrë një të lënduar.

Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.