75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 09 Maj 2025 / MSH

Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën “B”, policia jep detaje

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident të ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë, ku tri vetura u përplasen mes vete.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që deklaron se katër persona janë lënduar nga aksidenti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, deklaroi Ahmeti, për IndeksOnline.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./IndeksOnline/