Katër të lënduar nga vetaksidenti i tmerrshëm në Prizren (Video/foto)

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga vetaksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Prizrenit.
IndeksOnline publikoi më herët pamje nga ky aksident i frikshëm, ku shihet vetura e shkatërruar tërësisht pasi është përplasur nga anësoret e rrugës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka thënë për IndeksOnline se nga ky aksident lëndime kanë marrë katër persona, të cilët po trajtohen në spital.
Bytyqi ka thënë se njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./IndeksOnline/

