75 Mall Live Search
22:45 / E Premte, 09 Gusht 2024 / FR

Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:50 në autostradën “Arbër Xhaferi’.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Bajram Krasniqi, ku bëri të ditur se në këtë akisdent janë përfshirë dy vetura.

Krasniqi tutje njoftoi se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘ArbërXhaferi’  (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.