75 Mall Live Search
15:06 / E Diele, 15 Gusht 2021 / LB

Katër të vdekur dhe 1 mijë e 96 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Në total numri i rasteve aktive është 7.854.