75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Katër të vdekur dhe 13 të plagosur nga një shpërthim në Turqi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Sipas raportimeve të mediave turke, mësohet se një eksploziv, që dyshohet se është vendosur nga anëtarët e organizatës PKK, shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Ndërkaq, po në të njëjta raportime thuhet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave. Gjithashtu në bazë të informacionit paraprak të policisë, si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 civilë dhe 13 kanë mbetur të plagosur.