09:49 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Katër të vdekur në Kashmir

Dy komandantë të forcave ajërore të Indisë dhe dy të militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një beteje me armë, në Kashmirin e adiministruar nga India.

Përleshjet kanë filluar pasi ushtrët rrethuan një lagje në qytetin verior në Hajin, në kërkim të militantëve.

Dy ditë pasi lideri i grupit militant, Jaish-e Mohammad, i njohur si Khalid, ishte vrarë nga frocat qeveritare në Kashmir, ndodhi përleshja dhe vrasjet.

Pakistani është akuzuar për organizimin e disa sulmeve në rajonin e udhëhequr nga India, Kashmir.

Territori i Himalajeve, është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit që nga fundi i kolonisë britaneze në vitin 1947./rel