75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / k.v

Katër të vdekur në vikend si pasojë e aksidenteve në trafik

Katër persona kanë vdekur gjatë vikendit si pasojë e aksidenteve në trafik, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se vetëm të shtunën dhe të dielën janë raportuar 118 aksidente trafiku, prej të cilave katër me fatalitet, 47 me persona të lënduar dhe 67 të tjera me dëme materiale.

Aksidentet me fatalitet kanë ndodhur në Besi të Prishtinës, Rahovec, Fushë Kosovë dhe Mitrovicë.

Tre prej viktimave janë meshkuj dhe një femër.

Policia ndaj të gjithë shoferëve që janë hasur duke thyer rregullat e trafikut, ka shqiptuar 2512 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/