19:43 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / LB

Katër të vdekur nga COVID-19 si dhe 213 raste të reja në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 213 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur katër persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 270,947, kurse i të vdekurve është 3,457 persona.