07:49 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Katër të vdekur pas sulmit në spitalin e Çikago-s

Katër vetë kanë vdekur në një sulm me armë në një spital në Chicago, duke përfshirë dy anëtare femra të stafit dhe një oficer policie, si dhe vetë autori i sulmit.

Dy gratë e vrara ishin përkatësisht  mjeke dhe asistente farmaceutike, konfirmoi kryebashkiaku Rahm Emanuel.

Një zëdhënës i policisë tha se autori kishte vdekur në një shkëmbim të shtënash, por nuk është e qartë nëse ai kreu vetvrasje.

Një oficer i dytë ka shmangur dëmtimin pasi një plumb që ishte nisur në drejtim të tij, ngeci në armë, thotë policia.

Zyrtarët thonë se njeriu i armatosur duket se ka synuar një grua me të cilën ai ishte në një marrëdhënie, por ata nuk dinë motivin e saktë.

“Çikago humbi një mjek, asistent farmaceutik dhe një oficer policie, të gjithë duke shkuar në punët  e tyre, duke bërë gjithçka që ata duan”, tha zoti Emanuel.

“Këta  lotë në shpirtin e qytetit tonë, janë fytyra dhe pasojat e së keqes”.