75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / k.v

Katër u arrestuan, ndërsa edhe 2 anëtarë të familjes Likaj ndodhen në arrati

Katër nga gjashtë anëtarët e familjes Likaj të cilët u shpallen në kërkim publik nga Policia rajonale e Prizrenit, ndodhen në paraburgim.

Ndërsa në kërkim vazhdojnë të mbesin Hajdin Likaj (53-vjeç) dhe Hajdar Likaj (43-vjeç), raporton IndeksOnline.

Familjarët Likaj u shpallen në kërkim për rrahjen masive të ndodhur në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit, një javë më parë, e cila nga prokurori u cilësua edhe tenttativë vrasjeje.

Disa prej të kërkuarve u vetdorëzuan dje pasdite në polici, ndërsa aktualisht prapa grilave janë Abedin Likaj, Shaqir Likaj, Zenel Likaj dhe Isuf Likaj.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të tjerë të kërkuar për këtë rast, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të në stacionin më të afërt policor./IndeksOnline/