75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përplasen 4 automjete, në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në këtë aksident u përfshinë katër vetura si edhe pati edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet policore, ndërsa veturat pësuan dëme të shumta materiale, shkruan Indeksonline.

Duhet shtuar se numri i aksidenteve përgjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft i madh, ndërsa brenda 24 orëve pati edhe dy aksidente me fatalitet./Indeksonline/