Katër vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjlian, katër persona të lënduar

Policia ka marrë informatën se rreth orës 14:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, respektivisht në afërsi të fshatit Slivovë.
“Njësitë e trafikut rajonal menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është parë që në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq deri më tani katër persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra”, ka bërë të ditur për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se për të ofruar ndihmën mjekësore për të lënduarit janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente.
Borovci ka vënë në dukje se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.