75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Katër viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën për 4 pacientë të vdekur dhe 78 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24-orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 mostrave. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24-orëve ka regjistruar 40 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 568.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13.673 persona.

Prej tyre, 10,150 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.995.