08:13 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Katër vite nga zhdukja e këngëtarit shqiptar, nëna: Dyshoj se e ka vrarë ish e dashura

Renato Hamza, këngëtar i muzikës tallava në Elbasan, është deklaruar i humbur që prej katër vitesh në kohën kur ishte ende 21 vjeç. Në atë kohë ai sapo kishte filluar të bëhej i njohur dhe kishte bërë një videoklip me Shpat Kasapin.

Familjarët deklaruan disa herë se dyshojnë që i riu mund të ishte vrarë nga ish e dashura, por policia ende nuk u ka dhënë një përgjigje.

Nëna e Renit, Silvana ka kërkuar me lot në sy një përgjigje për të birin. Ajo ka treguar se Renato u zhduk më 29 qershor të 2014 një muaj para se të lindte vajza e tij, e cila sot është thuajse 4 vjeç.

E ëma e këngëtarit tregon se mbesa i vjen shpesh në shtëpi së bashku me nusen,e cila po ashtu pret një përgjigje për fatin e të shoqit.

Në një intervistë për Panorama, Silvana shprehet e bindur se djalin e saj e ka rrëmbyer dhe ndoshta e ka vrarë ish-e dashura Redona D.

Ajo ka treguar:

“Vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.Dyshoj, se pasi u gjet ky trup i pajetë, mua më erdhi një efektiv i Policisë në shtëpi dhe më bëri analizën e ADN-së, por që përgjigje për këtë analizë asnjëherë nuk mora. Edhe një vit më parë më erdhën nga Tirana me kërkesën që kisha bërë te Krimet e Rënda. Më bënë sërish analizën, por asnjëherë në të dyja rastet nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se mund të jetë ajo kufoma që u gjet në Babje, por kur nuk marr një përgjigje, mendoj se diçka po më fshihet.”

Ndërkohë në Polici i kanë thënë gjithmonë gjëra të ndryshme. Një vit më parë policët i kanë hedhur dyshimin se Reni mund të jetë vrarë nga Indrit Shaqja (i cili akuzohet për vrasjen e dy kunatave të moshuara në Durrës). E ëma tregon se Renato e ka njohur Indritin, kur këndonte në një lokal nate në Durrës. Megjithatë ajo thotë se policia po tallet me zemrën e një nëne pasi nuk i tregojnë të paktën se ç’ka ndodhur me djalin të cilin e ka rritur jetim.

Vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.Dyshoj, se pasi u gjet ky trup i pajetë, mua më erdhi një efektiv i Policisë në shtëpi dhe më bëri analizën e ADN-së, por që përgjigje për këtë analizë asnjëherë nuk mora.

Edhe një vit më parë më erdhën nga Tirana me kërkesën që kisha bërë te Krimet e Rënda. Më bënë sërish analizën, por asnjëherë në të dyja rastet nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se mund të jetë ajo kufoma që u gjet në Babje, por kur nuk marr një përgjigje, mendoj se diçka po më fshihet.”
Ndërkohë në Polici i kanë thënë gjithmonë gjëra të ndryshme. Një vit më parë policët i kanë hedhur dyshimin se Reni mund të jetë vrarë nga Indrit Shaqja (i cili akuzohet për vrasjen e dy kunatave të moshuara në Durrës).

E ëma tregon se Renato e ka njohur Indritin, kur këndonte në një lokal nate në Durrës. Megjithatë ajo thotë se policia po tallet me zemrën e një nëne pasi nuk i tregojnë të paktën se ç’ka ndodhur me djalin të cilin e ka rritur jetim.