Katër xhudistë kosovarë në Baku, Nora Gjakova synon sot të artën

Nga sot nis Grand Slami i Bakus në Azerbajxhan, ku të pranishëm do të jenë katër garues nga Kosova.
Madje sot kampionia olimpike, Nora Gjakova do të jetë garuesja kosovare që do t’i fillojë këto gara dhe po synon medaljen e artë, shkruan Indeksonline

Gjakova do të ballafaqohet me kundërshtaren nga Azerbajxhani, Acelya Toprak.
Tri garueset tjerë nga Kosova do të garojnë ditën e nesërme: Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Kujtojmë që Grand Slam i Bakus do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 62 shtete, 404 garues, nga të cilët 226 meshkuj dhe 178 femra./Indeksonline/