13:28 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Katër zëvendësministra në Qeverinë e Edi Ramës

Qeveria e re e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të ketë në përbërje disa kosovarë – ose më saktësisht katër zëvendësministra, njofton Klan Kosova.

Iliriana Bajraktari është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

Themeluese e një organizate për shëndetësi në Kosovë dhe e doktoruar në Universistetin e Graz-it në Austri, ajo ka punuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Bajraktari është një ndër zëvendësministrat kosovarë në qeverinë e Edi Ramës, bashkë me Hajrulla Çekun, Besa Shahinin dhe Valbona Shujakun.