75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 29 Mars 2024 / S Z

Katër orë nga fillimi i intervistimit të Martin Berishajt

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka katër orë që po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit. Ai po intervistohet me dyshimet për një aferë financiare në Slloveni.

Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi u pa teksa doli nga zyra e Prokurorisë Speciale, aty dhe ku po intervistohet Berishaj.