07:53 / E Shtunë, 17 Mars 2018

Katërmbëdhjetë vjet nga revolta kundër UNMIK-ut

Katërmbëdhjetë vite më parë, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.

Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës.

Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë./Indeksonline/