75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Katërshja kosovare gjykon ndeshjen e kualifikimeve për Europa Ligë

Katër gjyqtarë nga Kosova do ta gjykojnë ndeshjen e dytë të prakualifikimeve në mes të Runavik dhe Ballymena.

Katërshja kosovare përbehet nga Besfort Kosumi si gjyqtar kryesor, Fatmir Sekiraqa dhe Emond Zeqiri anësor, si dhe Alban Shala si gjyqtar i katërt, transmeton KosovaPress.

Kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për këto dy skuadra. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0 në të mirë të Ballymena.

Ndeshja zhvillohet ditën e nesërme me fillim prej orës 20:00 në Ishujt Faroe.