18:19 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Katie Holmes feston ditëlindjen e 40-të në një mënyrë interesante

Katie Holmes feston ditëlindjen e 40-të duke ndarë një imazh ku ajo duket se mban krahët e engjëjve.

Aktorja shpërndau një foto në Instagram ku ajo ishte duke qëndruar para një pikture me krahë engjëllorë.

Ish- bashkëshortja e Tom Cruise do të kremtojë datëlindjen me vajzën e saj Suri Cruise në Nju Jork.

Katie u kthye kohët e fundit nga New Orleans ku po xhironte filmin e saj të fundit, The Secret, bazuar në librin e Rhonda Byrne.

Ajo thuhet se po planifikon të martohet vitin e ardhshëm në Paris me të dashurin Ray Jamie Foxx.

“Parisi është qyteti ku ata vendosën të bëjnë publike romancën e tyre pas viteve të tëra të kaluar bashkë,” tha një burim për mediat amerikane.

Mandatory Credit: Photo by Matt Baron/REX/Shutterstock (9336628qu) Katie Holmes Pre-Grammy Gala and Grammy Salute to Industry Icons Presented by Clive Davis and The Recording Academy, Arrivals, New York, USA – 27 Jan 2018