75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Katy Perry dhe Orlando Bloom muajin e mjaltit do ta bëjnë në një vend ku mund të qëndrojnë lakuriq

Çifti më i ri, Katy Perry dhe Orlando Bloom që së shpejti do të kenë dasmën, kanë filluar të mendojnë për muajin e mjaltit.

Sipas burimeve të afërta, ata dëshirojnë të shkojnë në një ishull privat dhe të izoluar, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse dëshirojnë një ishull të tillë,  për shkak që ata duan të qëndrojnë lakuriq gjatë tërë kohës.

“Katy është e shqetësuar. Ajo dëshiron një lokacion të izoluar” u shprehë burimi i afërt me këngëtaren.

Një tjetër detaj që është zbuluar nga dasma është këngëtari që do të këndojë. Sipas raportimeve, legjenda e muzikës, Lionel Richie do të jetë ai që do të këndojë në dasmën e Perryt dhe Bloom./Indeksonline/