Katy Perry flet për kohën e kaluar në karantinë me partnerin, Orlando Bloom

Katy Perry ka folur për kohën e saj të kaluar në karantinë me të fejuarin Orlando Bloom .
Këngëtarja 35-vjeçare e “Daisies” foli edhe për albumin e saj të pestë në studio që do të dalë më vonë këtë verë.
Ajo gjithashtu foli për kohën e saj në karantinë dhe si e ka kaluar atë.
“Ne kemi një dhomë Lego në shtëpinë tonë. Ishte një dhomë gjigante me TV … ai i merr këto Legos që janë shumë të vështira për tu bërë … dhe ai i bënë ato brenda dy ditësh dhe pastaj i shfaq ato në mur, si një kampionat i Lego tek ne “, zbuloi ajo.
Kujtojmë që Katy dhe Orlando janë në pritje të fëmijës së parë së bashku./Indeksonline/
