75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

Katy Perry konfirmon pjesëmarrjen në turneun botëror

Katy Perry ka lënë të kuptohet që së shpejto do të nis punën për të publikuar albumin e ri.

Këtë e bëri të ditur në “The Drew Barrymore Show”, transmeton Indeksonline.

Katy ishte e ftuar në këtë talk show kur foli për performancat e saj në Las Vegas. Ajo tha së javën e ardhme do të marrë pjesë në Theatre at Resorts World.

Këngëtarja amerikane tha se është duke punuar për këngë të reja.

“Më siguri do ta lansoj së shpejti. Pastaj dua të marr pjesë në një turne botërore. Kjo do të jetë e mrekullueshme”, tha ajo./Indeksonline/