Katy Perry në lidhje me Justin Trudeau?

Këngëtarja e famshme, Katy Perry, është parë në krahët e ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.
Dyshja u pa duke darkuar në një restaurant luksoz në Montreal, transmeton IndeksOnline.
Sipas tabloidit “TMZ”, Katy dhe Justin duket se thjesht po shijonin një drekë miqësore.


Kështu ka deklaruar edhe shefi i kuzhinës, që iu shërbeu atyre.
Darka filloi në ora 7 pasdite dhe u përmbyll natën vonë, me llogarinë që u pagua nga Trudeau.
Këto janë pretendimet e para për një lidhje të Katy Perry-t, që nuk ka shumë kohë prej kur u nda nga ish-bashkëshorti, Orlando Bloom.
Nga ana tjetër, edhe Trudeau është beqar, pasi martesa 18-vjeçare e tij përfundoi me divorc në vitin 2023./IndeksOnline/