75 Mall Live Search
12:31 / E Enjte, 15 Maj 2025 / AR

Katy Perry reagon pas kritikave në rrjet, habit me fjalët

Katy Perry ka folur rreth reagimeve negative në internet pasi mori pjesë në një mision Blue Origin, dhe në mediat sociale ndjekësit janë përmbytur me tallje ndaj saj.

Pasi u kthye në Tokë më 23 prill, Perry nisi turneun e saj botëror të quajtur The Lifetimes dhe, gjatë një koncerti me bileta të shitura në Çikago, ajo foli për titullin e personit më të urryer në internet, transmeton Indeksonline.

“Epo, mendoja se isha personi më i urryer në Internet. Nuk mendoj se është e vërtetë”, dëgjohet të thotë ajo ndërsa publiku duartroket dhe brohorit drejt saj.

Perry më parë tha në Instagram se është me fansat “në këtë udhëtim të bukur dhe të egër të jetës”.

“Mund të qëndroj ende besnike ndaj vetes, me zemër të hapur dhe e ndershme, veçanërisht për shkak të lidhjes sonë. Të dua dhe u rrita me ty dhe jam shumë e emocionuar t’ju shoh kudo në botë këtë vit!”/Indeksonline/