Katy Perry shfaq barkun e rrumbullakosur në videoklipin e ri

Katy Perry ka publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën e saj “Daisies”, teksa ka shfaqur barkun e rrumbullakosur.
Këngëtarja 35-vjeçare dhe i fejuari i saj Orlando Bloom aktualisht janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Katy do të performojë këngën drejtpërdrejt në Amazon Music të premten dhe më pas ajo do ta interpretojë atë përsëri në finalen e sezonit American Idol të dielën në mbrëmje./Indeksonline/