Katy Perry shtatzënë, pritet të bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Katy Perry është shtatzënë
35-vjeçarja, krijuese e shumë hiteve, po pret që të bëhet nënë për herë të parë, transmeton Indeksonline.
Ky do të jetë fëmija i saj i parë, me të fejuarin e saj Orlando Bloom, pasi aktori 43-vjeçar tanimë është baba i një djali nëntë vjeçar.
Katy këtë e konfirmoi në llogarinë e saj në Twitter.

Pastaj ajo publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihej qartë se është në pritje të ëmbël për tu bërë nënë.

Madje ajo zbuloi se fëmija i saj dhe i aktorit Bloom, do të lindë diku në muajt e verës. /Indeksonline/
