11:32 / E Enjte, 28 Janar 2021 / k.v

Kauza e Limajt për Çlirimtarët po shtrihet fuqishëm edhe në Kaçanik

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka qëndruar në konakun e Behgjet Koxhës në Kaçanik, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me bashkëluftëtarë dhe të rinj që kanë vendosur për të përkrahur kauzën e tij për një zë të fuqishëm për çlirimtarët në Parlament dhe kudo nëpër agjendat politike, vendore e ndërkombëtare.

“U jam mirënjohës dhe falënderues bashkëluftëtarëve e mbështetësve tanë të rinj në Kaçanik, për gatishmërinë e tyre për të mbështetur Nismën për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për rreshtimin krah kauzës zonë për çlirimtarët, për të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare dhe historike”, ka thënë Limaj gjatë këtij takimi me bashkëluftëtarë në Kaçanik.