11:35 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / S Z

KAWA Group shtrinë rrjetin e operimit edhe në Britaninë e Madhe

Kompania e ndërtimit KAWA Group, zyrtarisht tashmë do të operojë edhe në Britaninë e Madhe.

KAWA do të plasojë në tregun anglez të ndërtimit produktet e GAMP, si dhe do të merret me rinovime gjigante në sektorin e ndërtimit në tërë Britaninë.

Këtë vit, KAWA shënoi 14 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt rrjetin e operimit do ta shtrij edhe në qendrat kryesore të Evropës.