KAWA Group, zyrtarisht do të operojë edhe në kryeqytetin britanik

Kompania e ndërtimit KAWA Group, zyrtarisht tashmë do të operojë edhe në kryeqytetin britanik.
Kompania e njohur shqiptare e ndërtimit, të shtunën, më 18 maj 2024, përmes një ceremonie festive do të inauguroj zyrën operuese në qendër të Londrës.
KAWA në Mbretërinë e Bashkuar do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.
https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013
https://www.instagram.com/kawagroup.uk/
Këtë vit, KAWA do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.
Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.
Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës.
