14:42 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Kayak Kosova hap sezonin e sporteve ujore, vijnë me ‘rafting’ në Lumbardhin e Pejës

Organizata Kayak Kosova ka ardhur me ngjarjen e parë dhe hapjen e sezonit për sportet ujore, duke bërë ‘rafting’ në Lumbardhin e Pejës.

Kayak Kosova kishte paralajmëruar gjatë të shtunës se sot (e diel) do të bëhet hapja e sezonit për sportet ujore.

Ashtu edhe ndodhi, pasi ky grupim bërë lëshimin e parë me kayak duke bërë rafting në lumin e Lumbardhin të Pejës.

Raftingu në Lumbardhin e Pejës u bë nga Kisha Ortodokse deri tek ura e Tregut të Gjelbër.

Shtegu ishte i gjatë 3.5 kilometra, ndërsa u cilësua me rrjedha relativisht te shpejta si dhe kaskada të niveleve të ndryshme përgjatë tij.

Më poshtë keni një video të ‘raftingut’ në Lumbardhin e Pejës.