16:26 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kayne West, reperi më i paguar i vitit 2019

Kayne West vodhi fronin nga Jay-Z.

West është reperi më i paguar i hip-hopit i vitit 2019, sipas listës vjetore nga revista Forbes. Thuhet se ai fitoi 150 milionë dollarë nga qershori 2018 deri në qershor 2019. West ishte në vendin e dhjetë në listën e vitit të kaluar, në krahasim me Jay-Z, i cili kryesonte.

Image result for kanye west

Jay-Z tashmë mban vendin e dytë, ndërsa Drake në vendin e tretë. Diddy në të katërtin, e Travis Scott, partneri i Kylie Jenner, në vendin e pestë, transmeton Indeksonline.

Pjesa tjetër e dhjetë artistëve përfshin emra të njohur si: Eminem, Dj Khaled, Kendrick Lamar, Migos dhe Gambino Childish.

Nicki Minaj zuri vendin e 13-të, dhe pas saj ishte Cardi B./Indeksonline/