75 Mall Live Search
17:55 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

KB Bashkimi dhe tetë klube të tjera nga Prizreni kanë një kërkesë për Komunën!

Skuadra e KB Bashkimit dhe tetë klubet të tjera nga Prizreni ka një kërkesë të rëndësishme për Komunën e tyre.

Të tetë klubet kanë nënshkruar kërkesën e tyre për ta drejtuar tek Komuna e Prizrenit që qendra e vaksinimit “Sezai Sorroi” të lirohet për aktivitet sportive, shkruan IndeksOnline

Kjo kërkesë vjen, pasi klubet nuk kanë vend tjetër se kur do t’i kryejnë aktivitetet e tyre sportive.

“Sot, së bashku me bashku me 8 klube të tjera sportive që kryejnë aktivitetet e tyre në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, kemi bërë kërkesë të përbashkët tek organet kompetente të Komunës, që të rishqyrtohet vendimi për vendosjen e qendrës së vaksinimit në palestrën “Sezai Surroi”.

Vendosja e qendrës së vaksinimit këtu, do ta paralizonte aktivitetin sportiv të klubeve tona, prandaj kërkojmë që lokacioni i qendrës së vaksinimit të jetë në ndonjë vend tjetër që do të ishte më i përshtatshëm.

Kërkesës i janë bashkëngjitur këto klube:

KB Bashkimi

KBF Bashkimi

KB Prizreni

KB Megabasket

KH Prizreni

KH Kolosi

KH Click

Klubi Ping Pongut

Klubi i Karatesë”.