21:14 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

KB Bashkimi e vazhdon serinë e fitoreve

KB Bashkimi po tregon që ende është në formë të mirë, e këtë e vërtetoi edhe sonte ku arriti fitore kundër Trepçës.

Klubi nga Prizreni arritën të fitonin me rezultat 80-65, e ishte Terik Bridgeman ai që mbizotëroi duke shënuar 29 pikë.

Kurse pikë dyshifrore shënuan edhe Corey Raley-Ross dhe Stevie Clark me nga 18 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme KB Bashkimi do të luaj kundër Yllit.

/Indeksonline/.