KB Bashkimi fiton takimin ndaj KB Trepçës

KB Bashkimi ka arritur që si mysafir ta fitojë takimi ndaj KB Trepçës në Superligën e Basketbollit kosovar.
Bashkimi e fitoi këtë sfidë të rëndësishëm me rezultatin final në 95-91, shkruan IndeksOnline
Sean Hoehn dhe Musab Mala ishin të pandalshëm duke shënuar plotë 60 pikë së bashku.
Ekipi i Bashkimit në këtë ndeshje u paraqit pa lojtarët Nikola Vukcevic dhe Ujkan Karanezi.
Ndeshjen e radhës, KB Bashkimi do ta zhvillojë kundër Yllit të Suharekës.
