KB Bashkimi mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup

Skuadra e basketbollit në Kosovë, KB Bashkimi ka mësuar kundërshtarët në FIBA Europe Cup.
Bashkimi është në Grupin F, ku si kundërshtarë ka ekipet: Dijon Basket (Francë), Pallacanestro Reggiana (Itali) dhe KK Cibona (Kroaci), shkruan Indeksonline
Kujtojmë se skuadra nga Prizreni u fut në fat në këtë kompeticion.
Sipas rregullores së FIBA Europe Cup, tre klube do të vazhdojnë në fazën e grupeve si ‘lucky losers’, duke u përzgjedhur sipas diferencës më të vogël të humbjes. Kjo e konfirmon që edhe klubi kosovar ishte një prej tyre./Indeksonline/
