KB Peja e fortë, fiton sfidën e madhe ndaj KB Prishtinës

KB Peja po vazhdon me serinë e saj fantastike në basketbollin kosovar, pasi që edhe sot e fitoi duelin e madh ndaj KB Prishtinës.
Rezultati final i kësaj ndeshje u vendos në 89 – 94, shkruan IndkesOnline
Më i dalluari te KB Peja ishte : D.Berisha – 38 pikë. Perovic 21 e Hajrizi me 20.
Tek Prishtina me i dalluari F.Rugova me 28 pikë e 11 kërcime, E.Azemi me 25 pikë, si dhe A.Qallaku me 14 mirëpo i cili ishte shumë i motivuar dhe i angazhuar në këtë ndeshje.
