KB Peja fiton derbin e javës në Superligë, e mposht thellë Vëllaznimin
Skuadra e KB GO+Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vendasit shënuan fitore 86:75 në Palestrën “Karagaqi” në Pejë, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë te Peja ishte Flatten me 24 pikë dhe 5 kërcime.
Kurse te skuadra nga Gjakova më i miri në fushë ishte, Warrick me 24 pikë, 2 kërcime dhe 4 asiste./Indeksonline/

