75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / Gj Sh

KB Peja hap rrugën për drejtues të rinj, njofton për kuvendin zgjedhor

Pas dorëheqjes së kryesisë dhe bordit drjetues pak muaj më parë, KB Peja ka hapur rrugën për drejtues të rinj.

Skuadra pejane ka njoftuar për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, që do të zhvillohet më 24 maj 2026, ora 18:00, shkruan IndeksOnline.

Në këtë kuvend pritet të emërohet presidenti i ri, dy nënkryetarë dhe bordin ri të klubit.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë gjithë opinionin e gjërë publik se në bazë të nenit 19 të statutit të KB Peja, me rekomandimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Federatës së Basketbollit:

KB Peja konvokon kuvendin zgjedhor – që do të zhvillohet më 24 maj 2026, ora 18:00.

Antarësia dhe delegatët e organit më të lartë të KB Peja, në këtë kuvend do të vendosin për presidentin e ri, dy nën kryetar dhe bordin ri të klubit. Në vijim, nga bordi i ri do të emërohet edhe drejtori i ardhshëm i klubit.

KB Peja gjithmonë është e hapur për figura të reja me aftësi menaxhuese, dhe gjithmonë mirëpret njerëz që duan të kontribojnë për të mirën e klubit.