KB Peja kërkon falje për humbjen turpëruese ndaj Prishtinës, premtojnë reflektim!

KB Peja ka pësuar sonte humbje të thellë ndaj Prishtinës, në derbin e mbetur të javës së 15-të të Princ Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Shqiponjat humben me rezultat 83:45 (15:13, 24:13, 28:4, 16:15), shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj humbje, klubi i Pejës u ka kërkuar falje tifozëve për këtë paraqitje të dobët, duke ja lënë fajin edhe mungesave që kishin.
”Paraqitje e shëmtuar nga ekipa e cila u përball gjatë gjithë javes me mungesa. Kërkojmë falje për një paraqitje të tillë në derbin më të madh kosovar.Premtojmë reflektim!”, kanë shkruar në faqen zyrtare./IndeksOnline/