KB Peja mbetet pa trajner, me marrëveshje të dyanshme largon Greg-un
Skuadra e basketbollit kosovar, KB Peja ka mbetur pa trajner.
Në sajtin zyrtar të klubit është njoftuar publiku se Greg Gibson është larguar me marrëveshje të dyanshme.

“E falënderojmë trajneri Gibson për kontributin e tij këta 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, shkruhet në rrjetet sociale.
Në 15 ndeshje, KB Peja ka grumbulluar 23 pikë, tetë fitore dhe shtatë humbje../Indeksonline/

