75 Mall Live Search
13:01 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

KB Peja nënshkruan me trajnerin izraelit

Klubi i Basketbollit, Peja, ka njoftuar se ka nënshkruar me trajnerin e njohur nga Izralei, Rami Hadar.

‘’ Trajneri Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe EuroLeague ku ka udhehequr ekipet më të medhaja izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva’’, thuhet në njoftimin e klubit.

Njoftimi i plotë:

KB Peja ka knaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Trajneri Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe EuroLeague ku ka udhehequr ekipet më të medhaja izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj.

Përvoja e tij presim ti ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipen në luftën për titull.

Mire se vjen Rami Hadar!

Ëelcome Rami Hadar!