75 Mall Live Search
21:59 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

KB Peja përforcohet me një amerikan

Skuadra  basketbollistike KB Peja, ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Ata e kanë konfirmuar që ju është bashkuar basketbollisti amerikan, Brett Prahl.

Prahl është i gjatë 206 cm,  dhe është vetëm 25 vjeçar, deri më tani ishte pjesë e skuadrës Polpharma Starogard Gdanski.

Brett pritet t’i sjell freski skuadrës pejone dhe t’i arrijnë qëllimet e dëshiruara po ashtu edhe KB Peja i ka uruar mirëseardhjen basketbollistit të ri./Indeksonline/.

Fotografia e KB Peja