KB Peja prezanton transferin e radhës

Klubi basketbollistik Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Arti Hajdari.
Ai është rikthyer në klub dhe do të jetë pjesë e KB Pejës për një sezon, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë nga KB Peja:
Zyrtare: Shqiponja kthehet në fole
Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me ish lojtarin tonë, Arti Hajdari, për sezonin e ardhshme 2022/23.
Arti, i cili për shumë vite është një nga lojtarët më të mirë vendorë do të i bashkohet ekipes dhe trajnerit të ri nga Gushti për të u kthyer aty ku peshon më së rëndi.
Mirë se vjen Arti!
KB Peja ditën e djeshme ka prezantuar edhe trajnerin e njohur turk, Can Sevim./Indeksonline/