75 Mall Live Search
19:04 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / G T

KB Peja tregohet e fortë ndaj Bashkimit, e mposht në Prizren

Skuadra e KB Pejës e ka mbyllur vitin 2024 me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Shqiponjat” fituan me rezultatin 73:63 ndaj Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar në Palestren “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në fushë për Pejën ishte Arti Hajdari, i cili realizoi 19 pikë dhe bëri katër kërcime.

Kurse te Bashkimi më i miri në fushë ishte Mack Smith, me 26 pikë, pesë kërcime dhe tri asiste../Indeksonline/