KB Penza mbron titullin e kampionit

Klubi basketbollistik i femrave Penza, ka mposhtur në finale Prishtinën, duke mbrojtur kështu titullin kampion.
Vashat pejane kanë fituar kështu për të dytin vit radhazi Superligën e Kosovës në kategorinë e femrave.
Titullin e ka pranuar kapitenja e skuadrës, Valbona Bytyqi./Indeksonline/