15:51 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

KB Prishtina bëhet Z Mobile Prishtina

Kompania vendore e telefonisë mobile, Z Mobile, ka kënaqësinë dhe nderin që nga 6 shtatori 2018, të jetë sponsor i Klubit Basketbollistik Prishtina.

Bazuar në marrëveshjen e arritur mes dy palëve, klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar do të quhet KB Z Mobile Prishtina.

Kompania Z Mobile është e lumtur që do të jetë sponsor i një klubi si Prishtina, që përveç sukseseve në sportin vendor, ka shënuar arritje edhe në garat ndërkombëtare.

Z Mobile uron që  KB Z Mobile Prishtina të ketë një stinor të suksesshëm dhe të sjellë trofe të tjerë për klubin.

Kjo marrëveshje tregon edhe një herë se Z Mobile vazhdon të jetë e përkushtuar ta përkrah sportin vendor dhe aktivitetet që lidhen me rininë tonë.